Këngëtarja e njohur dhe ish konkurrentja e Big Brother Vip, Valbona Mema është duke kaluar një periudhë të vështirë të jetës së saj.
Ajo ka humbur motrën, e cila vuante prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë.
Ka qenë vetë këngëtarja ajo që ka ndarë me ndjekësit e saj të Instagramit lajmin e hidhur.
Në postimin e saj ajo shkruan: “Pusho e qetë motra ime”, ndërsa ka postuar dhe një foto ku i mban dorën motrës.
Kujtojmë këtu se Valbona Mema ishte konkurrente në Big Brother Vip, por është larguar nga shtëpia në mënyrë urgjente, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të së motrës.
Discussion about this post