Lopa më e gjatë në botë gjendet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Libri i Rekordeve Guiness e ka shpërblyer me çmim lopën e fermerit nga Massachusetts, pasi në matjen e fundit, doli se ishte mbi 2 metra.
Lopa e quajtur Tommy, 13-vjeçare, është e racës zvicerane dhe bën pjesë e lopëve që kanë shumë qumësht.
“Ajo vazhdonte të rritej dhe të rritej. Ajo dhe babai im kishim një lidhje të veçantë dhe u bë me të vërtetë e dashur..
Tommy u emërua nga Tom Brady, që në atë kohë ishte qendër mbrojtësi i ekipit tonë të dashur”, ka shtuar vajza e fermerit, Laurie Cuevas.
Pesha e kafshës nuk dihet, pasi familja ka theksuar se është tepër e madhe për t’u vendosur në rimorkio për ta transferuar deri tek peshorja.
Discussion about this post