Lisa Marie Presley, e cila u nda nga jeta në moshën 54 vjeçare një vit më parë nga një atak në zemër, mund të ketë pasur katër martesa, por më e përfolura ishte ajo me Michael Jackson.
Jo vetëm sepse bashkimi i vajzës së legjendës së rock and roll-it Elvis Presley me mbretin e popit bëri bujë, por edhe sepse ndezi menjëherë thashethemet për probleme serioze për çiftin dhe, në të vërtetë, zgjati vetëm një vit e gjysmë.
Dyshja u takuan në vitet 1970 në një koncert në Las Vegas, por nuk u lidhën në mënyrë romantike deri dy dekada më vonë, në një darkë të organizuar nga një mik i përbashkët në Los Angeles.
Në atë kohë Prisley ishte e martuar me Danny Keough, me të cilin kishte dy fëmijë, Riley dhe Benjamin. Por shumë shpejt ajo u miqësua me yllin e estradës, me të cilin flisnin shpesh në telefon.
Marrëdhënia e tyre mori një kthesë të çuditshme pasi Michael Jackson u akuzua në verën e vitit 1993 se kishte joshur një djalë 13-vjeçar. Prisley, në vend që të tërhiqej prej tij, e mbështeti atë nga afër. Aq afër, sa në të njëjtin vit, Jackson i propozoi asaj.
Lidhja e tyre u vulos me një puthje shumë të përfolur në skenë në MTV Video Music Awards në shtator 1994. Megjithatë, larg nga qendra e vëmendjes, problemet kishin filluar tashmë, kryesisht për shkak të varësisë së këngëtarit ndaj ilaçeve kundër dhimbjeve që i ishin përshkruar rreth një dekadë më parë, pas djegieve të shkallës së dytë që ai kishte pësuar në një zjarr gjatë xhirimit të një reklame për Pepsin.
Thashethemet, për më tepër, se çifti nuk kishte një jetë seksuale aktive ishin aq të forta saqë ata vetë u përpoqën t’i mohonin kur u pyetën për këtë në qershor 1995 nga Diane Sawyer. “Nëse bëjmë seks? Po, po!”, këmbëngulën ata, madje shtuan se shpresonin që një ditë të bënin fëmijë.
Në dhjetor 1995 martesa e tyre përfundoi. Jackson më vonë u martua me infermieren Debbie Rowe në 1996, me të cilën pati tre fëmijë, Prince, Paris dhe Blanket, përpara se të divorcohej tre vjet më vonë. Në rrëfimet e pakonfirmuara thuhet se ajo ishte punonjëse në klinikën dermatologjike ku ai trajtohej pasi kishte edhe vitiligo. Jackson i tha asaj që i vinte keq që nuk kishte trashëgimtar dhe ajo i premtoi se mund të sillte në jetë fëmijët e tij. Ai i propozoi më vonë por martesa e tyre nuk zgjati. Në vitin 2009, ylli i popit vdiq nga një arrest kardiak pas një mbidoze droge.
Lisa Marie, nga ana tjetër, pati martesën e saj të tretë jetëshkurtër, me Nicolas Cage në 2002. Aktori thuhet se ka bërë kërkesë për divorc 107 ditë më vonë, por ndarja e tyre u finalizua në vitin 2004.
Në një intervistë me Rolling Stone, Presley ia atribuoi disi tërheqjen e saj ndaj Jackson sindromës së shpëtimtarit. Kur ai u akuzua për joshje të një të mituri, ajo e trajtoi atë si një “person fatkeq, të keqkuptuar…”
Në komunikimin e tyre të fundit, pak para vdekjes së tij, sipas rrëfimit të Presley, ai e pyeti nëse ajo ende e donte atë. “ I thashë se ishte indiferent ndaj meje. Nuk i pëlqeu përgjigjja dhe filloi të qajë .’
Discussion about this post