Turqia është tronditur ditën e sotme nga një aksident i rëndë ku është përfshirë artisti i njohur turk, Ibrahim Tatlises. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Bodrumit.
Mediat turke kanë raportuar se aksidenti i yllit të muzikës ndodhi për shkak të tokës së rrëshqitshme, ku si pasojë automjeti i tij doli jashtë kontrollit dhe u përplas me një kamion duke dalë nga rruga dhe duke përfunduar mbi shkëmbinjë.
Tatlıses ka mbetur i bllokuar në automjet dhe në rajon janë dërguar forca shëndetësore dhe zjarrfikëse. Minibusi me stafin e Ibrahim Tatlıses, po shkonte në Yalıkavak për një koncert që do të jepej gjatë mbrëmjes.
Thuhet se këngëtari është jashtë rrezikut për jetën dhe se ishte i vetëdijshëm dhe i aftë të fliste pas aksidentit. Deri tani mësohet se Ibrahim Tatlıses kishte me vete vajzën dhe shoferin.
Discussion about this post