Kafeja është një pije mjaft e njohur në të gjithë globin për një numër të madh përfitimesh shëndetësore.
Falë niveleve të larta të antioksidantëve dhe lëndëve ushqyese të dobishme, gjithashtu duket se është mjaft e shëndetshme. Studimet tregojnë se personat që konsumojnë kafe rrezikohen shumë më pak nga disa sëmundje të rënda.
Këtu janë disa nga përfitimet kryesore të kafesë në shëndet:
Mund të përmirësojë nivelet e energjisë dhe t’ju zgjojë
Kafeina bllokon një neurotransmetues frenues në trurin tuaj, çka shkakton një efekt stimulues. Kjo përmirëson nivelet e energjisë, gjendjen shpirtërore dhe aspekte të ndryshme të funksionit të trurit.
Mund t’ju ndihmojë të digjni dhjamin
Disa studime tregojnë se kafeina mund të rrisë djegien e dhjamit dhe gjithashtu ritmin e metabolizmit.
Mund t’ju mbrojë nga sëmundja e Alzheimerit dhe demenca
Personat që pijnë kafe kanë një rrezik shumë më të ulët për t’u prekur nga Alzheimer, që është një shkak kryesor i demencës në të gjithë botën.
Mund të përmirësojë në mënyrë drastike performancën fizike
Kafeina mund të rrisë nivelet e adrenalinës dhe të çlirojë acide yndyrore nga indet tuaja yndyrore. Kjo gjithashtu çon në përmirësime të dukshme në performancën fizike.
Mund të ulë rrezikun e Parkinsonit
Personat që konsumojnë kafe kanë deri në 60% më pak rrezik për t’u prekur nga sëmundja e Parkinsonit, çrregullimi i dytë më i zakonshëm neurodegjenerator.
Burimi më i madh i antioksidantëve në dietën perëndimore
Kafeja është e pasur me antioksidantë të fuqishëm dhe shumë njerëz marrin më shumë antioksidantë nga kafeja sesa nga frutat dhe perimet.
Discussion about this post