Ana De Armas shpërtheu në lot ndërsa filmi “Blonde” mori një ovacion 14 minutësh në premierën botërore në Festivalin e Filmit në Venecia. Aktorja 34 vjeçare, e cila luan Marilyn Monroe në film, mori pjesë në debutimin e filmit të enjten, ku mori vlerësime të mira, ndërsa shikuesit mbetën po aq të impresionuar.
Filmi u duartrokit për 14 minuta, gjë që bëri që aktorja kryesore Ana dhe Adrien Brody, i cili luan ish burrin e Monroe, Arthur Miller në Bjonde, të përloteshin. Blonde, prodhuar nga Brad Pitt, ka marrë vlerësime të mira, me performancën e Anës që u cilësua si ‘e jashtëzakonshme’ nga kritikët e shumtë.
Kritiku i The Telegraph, Robbie Collin, vlerësoi filmin duke i dhënë katër yje. Duke u ndalur te kritikat se Ana do të përdorte theksin e saj natyral në rol, ai vlerësoi aktroen për interpretimin e Monroe me ‘përpikëri të jashtëzakonshme psikologjike dhe thellësi të vërtetë të ndjenjës’.
Discussion about this post