Qetsor Ferrunaj po provon për herë të dytë eksperiencën e reality show-t “Big Brother”, por kësaj here si VIP. Ai ka qenë konkurrent në “Big Brother 2”, ku edhe është shpallur fitues.
Së fundmi, teksa ndodhet sërish në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Qetsori ka folur për fitoren e tij, ku ka përmendur edhe të ndjerën, Adela.
Sipas tij, nëse Adela nuk do ishte lidhur me Bjordi Mezinin, do ia merrte fitoren.
“Po të mos ishte lidhur me Bjordin, ajo ma merrte. Bjordi e eklipsoi, e mbajti në intimitet, e ngatërroi, e bëri emocioni. Plus që Bjordi ishte natyrë e ëmbël, nuk e linte atë që të kapte… Ndjesë pastë, por ajo ishte shumë vajzë e fortë. Fati i saj”, shprehet Qetsori teksa po bisedonte me disa prej banorëve në tavolinë e ngrënies.
Ndërkohë Ferrunaj, i cili ka pak javë që është pjesë e “Big Brother VIP2” duket se ka hyrë me ide të qarta dhe dëshiron që të jetë fitues i këtij edicioni të dytë.
Discussion about this post