Dy muaj më parë, Tayna publikoi këngën me titull “Valle”, një bashkëpunim me Lumi B. Mirëpo, së fundmi, reperja po përballet me akuza nga një reper britaniko-xhamajkan, i cili shprehet se ajo ka kopjuar një pjesë të tekstit nga kënga e tij “Bam Bam” të publikuar më 6 shkurt 2020.
“Pull up in a pull up in a fresh Adidas, Tayna might ride them never need gas”, dëgjohet duke thënë Tayna në këngë, pjesë që është shkëputur nga hiti i Stylo G. Reperi ka ndarë një video ku shfaqet kënga “Valle” si dhe kënga e tij, duke treguar kështu ngjashmëritë mes tyre.
“Sa më detyrohet ajo?”, ka shkruar ai ndërsa i bën tag Taynës: “100 mijë dollarë për një rresht ose kënga do të zhduket për 48 orë.” Ndërkohë, ende nuk ka një reagim nga ana e reperes shqiptare.
Discussion about this post