Falë përparimeve të mëdha në kërkimin themelor, biologjia po bëhet gjithnjë e më e programueshme. Dy arrittjet më të fundit shkencore tregojnë se sa të mëdha mund të jenë mundësitë. Modifikimi gjenetik i bimëve ka lejuar që të shkenca të ndërhyjë në mekanizmin e fotosintezës, sipas një hulumtimi të publikuar në Science më 18 gusht.
Kjo mund të çojë në përmirësime dramatike në produktivitetin e bimëve, dhe përfundimisht në një revolucion të dytë të gjelbër. Ndërkaq, ndryshimi i gjeneve të njerëzve që vuajnë nga sëmundje të pashërueshme fatale, ka pasur gjithashtu rezultate të jashtëzakonshme.
Një seri terapish gjenetike po zhvillohen ose priten të zhvillohen në klinika për sëmundjet e kancerit të gjakut, atrofinës muskulare të shtyllës kurrizore, hemofilinës dhe sëmundjen e qelizave drapër, raporton abcnews.al.
Qëllimi është që tani këto njohuri të jenë të frytshme dhe të përhapen edhe më gjerë. Modifikimi gjenetik në bujqësi premton ushqim më të lirë, më të mirë dhe më rezistent ndaj klimës për një planet gjithnjë e më të uritur.
Terapitë gjenetike ofrojnë shpresë për shërimin e sëmundjeve të rënda. Ato kanë një avantazh që mund të lejojnë që të marësh trajtimin kudo, duke ndihmuar me vite, dekada ose jetëgjatësi të sëmurët rëndë dhe ata të pashërueshëm.
Imagjinoni një kurë për AIDS ose sëmundjen e qelizave drapër që mund të merret në kontinentin e Afrikës ose në të gjithë Lindjen e Mesme.
Përfitimet do të ishin të ngjashme me çrrënjosjen e lisë.
Ky premtim joshës është bërë edhe më real nga një investim i jashtëzakonshëm në kërkimin themelor gjatë viteve. Njohuritë bazë të gjenetikës dhe funksioneve dhe strukturave të proteinave kanë dëshmuar të jenë një motor i rëndësishëm i zbulimit në mjekësi dhe bujqësi.
Sektori privat, sigurisht, luan një rol thelbësor në ciklin e inovacionit. Por këto përparime janë një kujtesë se investimet nga qeveritë dhe organizatat bamirëse janë thelbësore në fushat që ofrojnë pak përfitime komerciale në afat të shkurtër, por që në afat të gjatë premtojnë të rrisin mirëqenien, raporton abcnews.al.
Pjesa më e madhe e suksesit në trajtimin e sëmundjeve të rralla është pasojë e përpjekjeve të bamirësisë, shpesh falë mbledhjes së fondeve nga pacientët dhe familjet e tyre.
Hulumtimet që përfitojnë vendet me të ardhura të ulëta shpesh mbështeten te donatorët filantropikë, siç është Fondacioni Gates. Investimet e bëra në shkencën themelore sot sjellin përfitimet e produktivitetit të së nesërmes.
Fatkeqësisht, nuk ka asnjë garanci se këto pritshmëri do të realizohen. Terapitë gjenetike janë një arritje e jashtëzakonshme. Por kostoja e tyre e madhe shpesh mbi 1 milion dollarë për të trajtuar një person të vetëm i bën ata të vështirë për të përballuar sistemet e kujdesit shëndetësor.
Ideja e përdorimit të tyre për të trajtuar rastet më të përhapura duket tepër e kushtueshme. Ilaçet e reja që dikur ishin të kushtueshme sot janë bërë shumë të lira. Sipas Boston Consulting Group, terapia me antitrupat monoklonalë, proteina të dobishme të prodhuara në laborator, ishin shumë të shtrenja kur u prodhuan për herë të parë, përpara se të uleshin 50-fish.
Nëse terapia gjenetike do të përmbushë premtimin e saj, ajo do të duhet të bëjë edhe më shumë se kaq. Edhe fotosinteza më efikase do të ketë nevojë për investime të mëtejshme nëse do të komercializohet.
Kostot afatgjata të prodhimit të një revolucioni të ri të gjelbër, fatmirësisht, do të jenë të ulëta; bimët prodhojnë më shumë në një mënyrë që trajtimet nuk mund ta bëjnë kurrë.
Megjithatë, terapitë gjenetike kanë nevojë për risi për të ulur koston e prodhimit të tyre, qoftë kjo në bioreaktorë( një aparat për rritjen e organizmave në kushte të kontrolluara) apo në ndonjë mënyrë krejtësisht të re.
Nëse do të bëhen më të përballueshme, terapitë e reja duhet të eksperimentojnë edhe me mekanizmat e pagesës, si tarifimi me këste. Rritja e kërkesës ndërkombëtare për blerjen e terapive të tilla mund të ndihmojë gjithashtu në uljen e çmimeve.
Këtu qeveritë, organizatat bamirëse dhe sektori privat mund të bashkëpunojnë. Së fundmi, rregullatorët gjithashtu duhet të kuptojnë më shpejt dhe më shumë përfitimet e shoqërisë nga ndihma e këtyre teknologjive për të arritur potencialin e tyre, raporton abcnews.al.
Inovacione të tilla mund të përfundojnë shumë shpejt nëse nuk ka rregulla të përshtatshme apo nëse rregullat zbatohen në kohë. Përmirësimi i organizmave të modifikuara gjenetikisht është penguar nga fushatat e dezinformimit, duke vonuar përfitimet dhe duke rritur kostot.
Në mënyrë të ngjashme, megjithëse ilaçet eksperimentale padyshim kanë nevojë për shqyrtim, rregullatorët duhet të kenë parasysh se alternativa në sëmundjet gjenetike të patrajtueshme është shpesh vdekja.
Shkenca ka bërë të mundur një revolucion gjenetik. Tani ai revolucion duhet të lulëzojë.
Burimi : The Economist/ abcnews
Discussion about this post