Fifi është një nga personazhet më të përfolur të mediave, veçanërisht pas daljes së saj nga “Big Brother VIP Albania”.
Marrëdhënia e saj me Granitin ka qenë një nga temat më të diskutuara si brenda ashtu edhe jashtë spektaklit, pasi afrimiteti midis tyre ishte mëse i dukshkshëm.
Këngëtarja së fundmi ka publikuar një rubrikë “mini-interviste” në llogarinë e saj në “Instagram”, ku ndjekësit e saj i kanë bërë disa pyetje, dhe ajo është përgjigjur.
Ajo çfarë ka tërhequr goxha vëmendje ka qenë pyetja drejtuar Fifit nëse është në një lidhje apo jo. Përgjigjja e këngëtares i konfuzoi të gjithë, duke mos dhënë kështu një deklaratë konkrete. Ajo u shpreh se, edhe pse shumë njerëz sipas saj duan ta dinë përgjigjen, ajo dëshiron vetëm të thotë se ndihet shumë e lumtur.
“Tregom a je single, a me najkon?”- ka pyetur ndjekësi, duke cituar vargjet e këngës së njohur.
“Eh këtë përgjigjë duan shumë njerëz ta dinë. Unë veç di me thanë që jam shumë e lumtur.”- është përgjigjur Fifi duke mos e mohuar një lidhje të mundshme.
Discussion about this post