Nëse mendoni se “lufta” për pushtet mes Kate Middleton zhvillohet vetëm brenda familjes mbretërore, gabohenni. Ajo përfshin edhe dimensione të tjera, si psh roli i tyre si influencuese në industrinë e modës.
Së fundmi “Tatler”, revista prestigjioze e modës, ka kurorëzuar dukeshën e Cambridge si gruan e veshur më mirë për vitin 2022. Ndërsa kunata e saj Meghan, e cila po ashtu ka dalluar shpesh për stilin, u rendit në vendin e tetë.
Sipas editorëve të modës të kësaj reviste, Kate përshtat gjithçka në mënyrë perfekte, duke përqafuar tendencat aktuale të pasarelave, me gjatësi të përshtatshme fustanesh dhe silueta klasike. Në vendin e dytë pas dukeshës renditej sipërmarrësja Vimbai Masiyiwa, e ndjekur nga aktivistja Freya Aspinall.
Discussion about this post