Ben Affleck dhe Jennifer Lopez janë duke realizuar dasmën e tyre të madhe me të ftuar të shumtë pas celebrimit privat disa javë më parë. Festa madhështore po realizohet buzë detit e kompletuar me një performancë live në piano dhe shfaqje me fishekzjarre.
![](https://telenovelat.com/wp-content/uploads/2022/08/Screenshot-2022-08-20-074457-1024x761.png)
Dasma po realizohet në vilën e Benit në Riceboro. TMZ ka publikuar disa foto që tregojnë tavolina dhe karrige të vendosura përgjatë parketit mbi ujë me atë që duket si një tavolinë e veçantë për nusen dhe dhëndrin, pranë pianos.
![](https://telenovelat.com/wp-content/uploads/2022/08/Screenshot-2022-08-20-074444-1024x738.png)
Sikur të mos mjaftonte kjo, ka një maune që lundron në mes të ujit plot me fishekzjarre gati për të ndezur qiellin sapo të perëndojë dielli, megjithëse është e paqartë se në cilën nga këto netë do të realizohet dasma.
Miqtë e famshëm të Ben dhe Jen, përfshirë Matt Damon, gjithashtu kanë filluar të mbërrijnë në Georgia.
![](https://telenovelat.com/wp-content/uploads/2022/08/Screenshot-2022-08-20-074512.png)
Vila e Benit në Georgia, e cila supozohej të shërbente si vend dasme 20 vjet më parë kur ai dhe J Lo u fejuan për herë të parë, ka gjithashtu një çadër të madhe në tokë dhe një korridor të gjatë ku nusja e tij mund të ecë.
![](https://telenovelat.com/wp-content/uploads/2022/08/Screenshot-2022-08-20-074428.png)
Discussion about this post