Futbollisti Cristiano Ronaldo, i cili luan për klubin anglez Mançester Junajtid, ka reaguar për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabetë II. Sulmuesi portugez ka bërë një postim në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, ku krahas një fotoje të Mbretëreshës Elizabtë II, shkruan se e ka ndjerë dashurinë madhe të britanikëve për të gjatë këtyre viteve që ka luajtur në Premier Leauge. Më tej ai shton se është i pikëlluar për këtë humbje duke ngushëlluar familjen mbretërore.
“Shtatë vite të karrierës sime u luajtën në Premier League, duke e bërë këtë sezonin tim të tetë që jetoj në Angli. Gjatë gjithë këtyre viteve, kam ndjerë dashurinë e përjetshme të MB-së për Mbretëreshën e tyre dhe sa e rëndësishme ishte dhe do të jetë përgjithmonë Madhëria e Saj për popullin britanik. I kushtoj nderimin tim kujtimit të saj dhe vajtoj këtë humbje të pazëvendësueshme me vendin që kam mësuar ta quaj shtëpi. Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjen mbretërore”– shkruan Cristiano Ronaldo.
Mbretëresha më jetëgjatë e Britanisë së Madhe, ndërroi jetë pasditen e djeshme (8 shtator), në moshën 97-vjeçare. Menjëherë pas vdekjes së saj, froni i kaloi ish-Princit të Uellsit Charles.
Discussion about this post