Sezoni i ri i “Për’puthen” nuk vjen vetëm me një moderatore të re, por edhe me një opinioniste që do t’i bashkohet studios së reality show-t.
Para se të aludoni për një ikje të mundshme të opinionistit të vjetër, Arjan Konomi, po ju themi se emri i ri do të qëndrojë krah tij. Pra këtë sezon Për’puthen s’do të ketë 1, por 2 opinionistë. Sipas “Kryefjala”, bëhet fjalë për Neda Ballukun.
Neda, ish-banore e Big Brother dhe shumë e diskutuar asokohe për marrëdhënien e saj me Ogrenin (me të cillin sot është e martuar), është e njohur me të tilla diskutime apo programe televizive.
E diplomuar për Filozofi, ajo ka qenë shpesh pjesë e paneleve për të diskutuar në lidhje me çështje/dukuri të ndryshme. Kësaj here, do ta shohim të flasë më shumë për botën e “njohjeve” dhe “përputhjes romantike”.
Discussion about this post