Shpesh harrojmë se natyra na ka dhënë ilaçe për shumë sëmundje dhe më e rëndësishmja, ato janë gjithmonë të arritshme. Dhe një nga bimët e tilla është hithra. Është gjithashtu interesante se të gjitha pjesët e hithrës – kërcelli, gjethet, rrënja dhe lulja – kanë veti shëruese.
Hithra përfaqëson aleatin më të mirë kur bëhet fjalë për pastrimin e gjakut. Ajo zgjidh në mënyrë efektive proceset inflamatore të traktit urinar dhe stimulon punën e zorrëve, gjë që e bën atë një zgjedhje ideale për detoksifikimin. Çaji nga gjethet e hithrës mund të ndihmojë edhe me gjakderdhjet e rënda menstruale dhe hemorroidet.
Rritja e sheqerit në gjak është një nga problemet kryesore shëndetësore, dhe hithra ka një efekt pozitiv në pankreas dhe ndihmon në uljen e sheqerit në gjak. Çaji i hithrës është i dobishëm për infeksionet virale dhe bakteriale. Ai përmban një sasi të madhe hekuri dhe mund të ndihmojë ata që janë anemikë.
Përgatitja e çajit
Rekomandohet çajin e hithrës, i cili përgatitet duke hedhur një lugë gjelle hithra të lara mirë dhe të grira hollë me 2 dl ujë të vluar dhe duke e lënë të ziejq për disa minuta. Kullojeni çajin dhe pijeni sa është i vakët.
Discussion about this post