Robert Aliaj ka folur shpesh për rolin dhe strategjinë e djalit të tij, Kristit dhe sërish, në një bisedë virtuale me studion e “Trotuar”, ai ka folur për lojën e të birit:
“Me Kristin bëj shumë debate, është në kulturën tonë, në përditshmërinë tonë. Mua më pëlqen kjo. Është një gjë e mirë që të ketë kuriozitet secili nga ne dhe t’i mbrojë idetë e veta. Ka shumë rëndësi kjo për mirëqenien mendore dhe intelektuale. Pa dyshim, nuk ka qenie perfekte. Nuk ekziston kjo dhe nuk është mirë të jesh perfekt. E shoh edhe unë Kristin joperfekt. Kristi është djalë i edukuar, njeri që nuk të fyen, i ka këto gjëra”.
I pyetur nëse Kristi e “imiton” dhe do të ndjekë modelin e tij, Roberti u përgjigj se Kristi, nëse do të kishte ndjekur modelin e tij, të gjithë do të kishin dalë jashtë “BBVA”.
“Ai po të kishte ndjekur modelin tim, do të kishin dalë të gjithë jashtë. Këtë e them me shumë sinqeritet, nuk qesh. Me aq sa kam parë, kanë bërë shumë gabime. Luizi e filloi me shumë gabime, e filloi shumë keq. Unë do kisha bërë namin po të isha aty”, tha ai.
Roberti theksoi edhe se Kristi ka zgjedhur një strategji të vështirë, interesante, nuk është ajo që bëhet zakonisht, do mjaft ekuilibër dhe qetësi dhe se njerëzit nuk e kuptojnë dot.
Discussion about this post