No Result
View All Result
  • Login
Telenovelat
  • HOME
  • SERIALE
    • Telenovelat Turke
    • Te Tjera
  • SHOW BIZ
  • LIFESTYLE
    • Shëndeti
    • Modë
    • Fitnes
  • KURIOZITETE
  • KUZHINË
  • HOROSKOPI
  • HOME
  • SERIALE
    • Telenovelat Turke
    • Te Tjera
  • SHOW BIZ
  • LIFESTYLE
    • Shëndeti
    • Modë
    • Fitnes
  • KURIOZITETE
  • KUZHINË
  • HOROSKOPI
No Result
View All Result
Telenovelat
No Result
View All Result
Home LIFESTYLE

Noti në det/ Efektet pozitive në shëndet

by Gladiola Duraj
August 8, 2023
333
SHARES
2.6k
VIEWS
Share on Facebook

Noti në det mundet të përmirësojë humorin dhe shëndetin në përgjithësi. Efektet shëruese të ujit të detit u përmblodhën në termin ‘Thalassotherapy’ ‘Terapia e Ujit të Kripur’ që përmendej gjërësisht nga Hipokrati.

Grekët e lashtë kishin një vlerësim të lartë për përfitimet shëndetsore dhe ato të bukurisë që vijnë nga ky ujë i pasur me minerale. Për rrjedhojë, ata nuk hezitonin të kridheshin në pishina dhe vaska të mbushura me ujë deti.

Noti në ujë deti mundet të përmirësojë funksionet e sistemit imunitar, qarkullimin, mirëqenien dhe hidratojë lëkurën.

Sistemi imunitar

Uji i detit është i pasur me vitamina, kripëra minerale, amino acide dhe mikroorganizma të gjallë që munden të shërbejnë si antibiotikë duke promovuar shëndet të mirë.

Gjatë notit, përbërësit e ujit të detit, të ngjashëm me plazmën e gjakut të njeriut përthithen lehtësisht dhe shfrytëzohen nga organizmi. Aroma e detit me një rrymë jonesh të ngarkuara negativisht dhe molekula që ngjiten në mushkëri, e bëjnë sistemin imunitar më të fortë.

Për më tepër, ekspertët janë të mendimit se noti në ujëra të kripur çel poret e lëkurës dhe lejon përthithjen e mineraleve të detit dhe largon toksinat që shkaktojnë sëmundje nga trupi.

Qarkullimi i gjakut

Noti në ujë të kripur lehtëson qarkullimin e gjakut. Sistemi qarkullues që përbëhet nga zemra, kapilarët, arteriet dhe venat e transferon gjakun e pasur me oksigjen nga zemra në trup dhe më pas e kthen atë në zemër sërish.

Në faqen e internetit Thalasso Experience shpjegohet se thalasoterapia që e përmendëm më lart, ka si qëllim të rrisë qarkullimin e gjakut.

Noti ose qëndrimi në ujë të kripur përmirëson qarkullimin e gjakut dhe rikthen mineralet thelbësore të shpërbëra nga stresi, kequshqyerja, helmet mjedisore e të tjerë.

Mirëqenia

Uji i detit rekomandohet për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien. Noti në det aktivizon mekanizmat shërues të trupit dhe përshpejton shërimin nga probleme si azma, bronshiti, inflamacionet, dhimbje të ndryshme etj.

Uji i detit është i pasur me magnez dhe mundet të qetësojë muskujt, pakësojë stresin dhe nxisë gjumin. Magnezi ndihmon në zbutjen e nervave dhe irritimit dhe nxit një ndjesi qetësie të nevojshme.

Lëkura

Magnezi ndihmon në hidratimin dhe përmirësimin e paraqitjes së lëkurës tuaj. Një studim i publikuar në Shkurt të 2005 në “International Journal of Dermatology,” thotë se të bërit banjë me solucione kripore të pasura me magnez nga Deti i Vdekur përmirëson lagështinë e lëkurës.

Njerëzit që kishin lëkurë të thatë dhe që morën pjesë në studim e futën njërin parakrah në një enë me solucion që përmbante 5% kripë nga Deti i Vdekur dhe tjetrin në ujë të zakonshëm.

Shkencëtarët zbuluan se solucioni me kripë përmirëson hidratimin e lëkurës dhe pakëson simptomat e inflamacionit në lëkurë siç janë skuqja dhe ashpërsia e saj. Përmirësimet në lëkurë iu atribuan përmbajtjes së lartë të magnezit në kripën që vinte nga Deti i Vdekur.

Previous Post

Pse nuk duhet të hani ushqime të ëmbla në mëngjes

Next Post

Ecje në rërë? Ja kur bën keq dhe duhet shmangur

Next Post
Ecje në rërë? Ja kur bën keq dhe duhet shmangur

Ecje në rërë? Ja kur bën keq dhe duhet shmangur

Discussion about this post

Kërko

No Result
View All Result

Categories

  • Argëtohemi së bashku (2)
  • Fitnes (3)
  • Horoskopi (188)
  • Inovacione (13)
  • Kimemaja e shtëpisë (13)
  • Koha për festa (3)
  • Koha për të festuar (7)
  • Kuriozitete (213)
  • Kuzhinë (25)
  • Lexo me mua (19)
  • LIFESTYLE (318)
  • Modë (16)
  • Një botë e gjallë rreth nesh (19)
  • Seriale (5)
  • Shëndeti (327)
  • Show Biz (434)
  • Shtëpia (16)
  • Te Tjera (2)
  • Telenovela Turke (5)
  • Trego edhe ti historinë tënde (15)
  • Udhëtime (23)
  • Uncategorized (9)
  • Vepra arti (9)

Recent.

Plas sherri në BB VK, mbyllet transmetimi për 1 orë

Plas sherri në BB VK, mbyllet transmetimi për 1 orë

December 6, 2023
“Forbes” publikon gruan më të fuqishme në botë për vitin 2023!

“Forbes” publikon gruan më të fuqishme në botë për vitin 2023!

December 6, 2023
Filmi ikonë “Lulëkuqet mbi mure” i nënshtrohet restaurimit; Mund ta ndiqni në kinema

Filmi ikonë “Lulëkuqet mbi mure” i nënshtrohet restaurimit; Mund ta ndiqni në kinema

December 6, 2023

Kjo faqe është krijuar për të informuar dhe argëtuar! Zjarr.tv

Zjarr.tv

© 2023 Zjarr.tv - Kjo faqe është realizuar nga G.K kibernetike.al.

No Result
View All Result
  • HOME
  • SERIALE
    • Telenovelat Turke
    • Te Tjera
  • SHOW BIZ
  • LIFESTYLE
    • Shëndeti
    • Modë
    • Fitnes
  • KURIOZITETE
  • KUZHINË
  • HOROSKOPI

© 2023 Zjarr.tv - Kjo faqe është realizuar nga G.K kibernetike.al.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In