Ky është muzeu i balonave i hapur në Londër.
Ekspozita është një përvojë kulturore gjithëpërfshirëse e për të gjitha moshat, por audienca e vërtetë e synuar duket se janë llogaritë në instagram.
Ndërsa dikur kamerat ishin të padëshiruara në galeri, këtu tabelat u thonë vizitorëve: “na etiketo në rrjet! përvoja juaj është e rëndësishme për ne, shpërndajeni atë!”
Në zemër të gjithçkaje është kjo gropë e mbushur me topa, ku të gjithë duan që të bëhen fotografitë e tyre.
E krijuar në stilin e një pishine, e kompletuar me shkallë dhe një top gjigant me imazhe të projektuar mbi të, kjo është ajo që po tërheq shumicën e vizitorëve.
Ekspozitat kanë për qëllim të nxisin një reagim emocional. kjo dhomë me temë “ankthin” ka ndriçim strobe dhe tinguj statikë thellësisht çlirues.
Ndërsa kjo është minibota e artit të fryrë ku mund të bëheni lirisht artist i përvojës suaj.
Për të rriturit që duan të ndihen përsëri si fëmijë kjo është pjesa më argëtuese.
Por nuk është dhe aq lirë.
Biletat janë nga 32 £ për të rriturit ose 18 £ për fëmijët nën 15 vjeç, ndërsa një biletë familjare fillon nga 90 £.
Ekspozita do të zgjasë deri më 18 shkurt.
Discussion about this post