Shkrimtari, poeti dhe politikani Dritëro Agolli është ndarë nga jeta si sot, 7 vite më parë. Ai ka ikur fizikisht, por rrënjosur në kujtesën e çdo shqiptari, në çdo raft librash, siç thotë dhe poezia e tij “Kur të jesh mërzitur shumë”.
Një personalitet i shquar i letërsisë sonë, i cili mishëroi virtytet më të vyera të shqiptarizmës dhe ngjizi në shpirtin e kombit shqiptar atdhedashurinë dhe patriotizmin, dashurinë për tokën, njeriun dhe gjuhën e bukur shqipe.
Ai la pas një krijimtari mjaft të gjerë me poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj. Në veprën e Agollit e pa veten si protagonist bujku dhe bariu, fshatari dhe studenti, malësori dhe fusharaku.
Më poshtë ju sjellim disa nga poezitë më të pëlqyera të tij:
ANKIME
Ankime nga miqte, ankime nga rruga
Ankime nga gruaja ime
Veriu fshikullon, ngre pluhurin rruga
Ankime, ankime, ankime
Ankime ne leter, ankime ne gjelle
Ankime ne lopet ne fushe.
U cmenda! Do te iki te fshihem ne shpelle
Te fle pa ankime me nje ujk a arushe…
ELEGJI PËR QENIN
Me dhimsesh qen i vogel! s’pate fat,
Te ktheheshe ne oborrin e shtepise
U shtrive i pergjakur mbi asfalt
Nga nje makine e eger e pashpirt
E c’deshe ti qe dole shpejt e shpejt
Ne mes te rruges nga nje dushk a ferre?
Njeriu shtyp mikun rrugen kur ia pret
Dhe jo me pastaj nje qen qyqar te mjere!
ENDËRR E PRERË
1.
Mos vdis, se pas shirave aren e mbushi bari,
Ka rene ne ullishte mize e ullirit.
Hardhia duhet sperkatur shpejt me gurkali
Dhe ende s’ka dale nga plisi kercelli i misrit
Ne enderronim te benim nje anije,
Kurkush s’e mendonte me c’dru do ta ngrinim,
Kishim ndermend ta ndertonim me dege hardhie
Dhe vela ti vinim.
Bodrumet e saj t’i mbushnim me poce me vere
Dhe te lundronim ne ishujt e Havajes;
Ta pinim veren me vajzat e ishujve ne Belvedere,
Zezaku te bente fresk me fleten e palmes.
2.
Mos vdis se kalit i ra ne vrapim nje patkua
Dhe nisi ta ngreje nga dhimbja kemben e pare;
Kerkojme patkonj e s’na jep njeri hua,
S’e gjejme as nallbanin e marre.
Ne enderronim te shkonim ne hipodrome,
ne vende te lumtura ku munden me kuaj,
Tani dhe kali calon e s’na ha as barin e njome;
me sy si gota na sheh si te huaj…
3.
Mos vdis, se dielli ne oborr e ka shtruar sofren e madhe
Dhe presim te vijne vajzat te gjitha,
Te gjitha ato qe ti u thoshje “sorkadheve”,
Kur grisnin fustanet ne driza.
4.
Mos vdis ne dhomen e heshtur i shtrire
Eshte turp kaq shpejt te rrish e te vdesesh!
Ne enderronim nje vdekje me te mire:
Duke vdekur, fytyrat tona ti shihnim ne piken e veses.
FTOHJA
U ftoha nga shume gjera
Disa i harrova e disa i lashe
Disa i humba si nje unaze
Ne cezme a govate
Vertete e humba te rite
Por zemer marr kur ende i dua grate
Sikur te ftohem prej tyre nje dite
Thoni per mua: ndjese paste!…
HESHTJA
Cigaria u dogj gjer ne fund
Mbi tryeze gjumi me mori
Ne xham era perdet i tund
Dhe hesht koridori.
Me koke ne tryeze te flesh
Te shohesh enderra te blerta
Sa ndot!…Te zgjohesh e prap te gjesh
Ne qoshe te vjellat e lena nga jeta
Discussion about this post