Në një mënyrë a një tjetër, ndryshimet e befta që ndoddhin me motin gjatë muajit Prilli, atëherë kur të gjithë kemi menduar se ka ardhur pranvera, shpjegohen me ‘ndërhyrjen’ imagjinare të Plakave të Prillit. Legjenda nuk i përket vetëm Shqipërisë, por të gjithë Ballkanit.
Sipas gojëdhënave shqiptare, atyre që na kanë përcjellë paraardhësit tanë, thonë se një plakë shkoi në mal për të kullotur bagëtitë dhe duke parë motin e ngrohtë e me diell tha: “Tani unë do t’i kullos për qejf bagëtitë. Lamtumirë dimër, shkofsh në djall”. Stina (marsi) iu hakmorr duke I kërkuar shkurtit tre ditë hua, që të ngrinte plakën. Dhe sipas legjendës, ashtu ndodhi!
Mali i Tomorrit është vendi ku plakat u ngrinë me bagëtitë, ndërsa sipas gojëdhënave në atë vend sot gjendet një gur në formën e një plake, ku edhe sot e kësaj dite buron ujë, që thuhet se janë “lotët e plakës”.
Kjo gojëdhënë është e njohur thuajse në gjithë Ballkanin, por siç ndodh me legjendat, ajo vjen në versione të ndryshme.
Discussion about this post