Të premten ka qenë një mbrëmje e zjarrtë në spektaklin, Big Brother VIP Kosova, që shpalli dhe fituesin.
Në fund fitues u zgjodh ish-futbollisti Lumbardh Salihu nga Vitia, i cili siguroi më së shumti vota në televotimin për fituesin, i cili zgjati për një javë të tërë.
Siç raportohet në media në “After Party” ka ndodhur një incident. Bëhet fjalë për Bleron, i cili dyshohet se u konfrontua fizikisht me sigurimin e televizionit.
Sipas mediave në Kosovë, përleshja dyshohet se ndodhi pasi pjesëtarët e sigurimit kanë kërcënuar të dashurën e Bleros, dhe ky i fundit ka ndërhyrë.
Pas ndërhyrjes së Bleros, dyshohet se sigurimi ka sulmuar edhe fizikisht këtë të fundit.
Artisti reagoi pas këtij lajmi ku u shpreh se nuk bëhet fjalë për konfrontim fizik por vetëm një ngatërresë të vogël, e cila sipas tij u zgjidh shumë shpejt.
“Nuk bëhet fjalë për rrahje. Ishte një ngatërresë e vogël që u zgjidh shpejt. Si zakonisht, për tituj bombastik, ngjarjet zmadhohen në portale,” duke mos treguar më shumë detaje se çfarë ndodhi në të vërtetë mes tij dhe rojes së sigurimit.
Discussion about this post