E ftuar në podcastin e Mira Kazhanit, stilistja kosovare Diana Qerimi tregoi historinë e saj dhe të fustanit që e çoi te Jennifer Lopez. E pyetur nga gazetarja Mira Kazhani se sa kushton ai fustan, stilistja Diana Qerimi tregon se çmimi ka qenë 680 euro para dhe do të vazhdojë të jetë i njëjti. Ajo tha se ka shumë kërkesa për fustanin e Jennifer Lopez nga e gjithë bota.
“Çmimi është 680 euro. Këtë çmim e kemi vendosur paraprakisht. Nuk është se e kemi vendosur tani për të ekzagjeruar se e ka veshur Jlo. Nuk kanë aq shumë vlerë çmimet se sa ka të shitet ai fustan. Ta veshin njerëzit, të kënaqen me fustanin e Jlo. Ajo më kënaq më shumë”, tha Diana Qerimi në podcastin me Mira Kazhanin.
Discussion about this post